img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Qershor 2019

DSIK KONSTATON PAPËRSHTATSHMËRINË PËR VAZHDIMIN E DETYRËS PËR PROKURORIN FATMIR LUSHI

Gjatë monitorimit të seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, me subjektin e vettingut, Z. Fatmir Lushi, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan, u morën në analizë vetëm dy nga tri kriteret e rivlerësimit të përcaktuara në ligjin 84/2016.
Lidhur me vlerësimin e pasurisë, në raportin e ILDKPKI konstatohet se: deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë, ka kryer deklarim të rremë, nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Pas hetimit të kryer Komisioni i ka kaluar barrën e provës subjektit lidhur me disa pasuri, për të cilat subjekti nuk kishe deklaruar burimin e krijimit në deklaratën periodike, ose gjendej në pamundësinë financiare për të justifikuar blerjen e tyre. Subjekti ka paraqitur shpjegimet e tij me shkrim si dhe një raport të një audituesi të licensuar mbi mundësinë e tij për të pasur një gjendje kesh.
Lidhur me kontrollin e figurës, DSIK ka paraqitur raportin me konstatimin mbi papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. Ky raport është deklasifikuar pjesërisht nga komisioni i cili ka kërkuar rishikimin e tij. DSIK ka dërguar raportin me të dhënat shtesë për kontrollin e figurës duke konfirmuar konstatimin fillestar. Dhe raporti i dytë u deklasifikua pjesërisht nga KPK.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu