Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Njoftim vendimi i KPK datë 16.05.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Kaliona Nushi.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Kaliona Nushi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Njoftim vendimi i KPA-së datë 13.05.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Maho.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
– Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për kërkuesin Besnik Maho, ish – gjyqtar.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim vendimi i KPA datë 19.04.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Artor Ylli.

KPA ka vendosur: Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024.

Vendim i KLGJ-së Nr. 201, datë 17.04.2024

“Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.

Vendim i KPK-së njoftuar datë 09.04.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Klerona Meçi.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Klerona Meçi, ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftim i KPK datë 03.04.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Laureta Nezaj Çaushi.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Laureta Nezaj Çaushi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.