DREJTUESJA E PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR PUKË KONFIRMOHET NË DETYRË
Më datë 26.04.2019, u zhvillua seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Elidiana Kasa, me
detyrë Prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.
Trupi gjykues, informoi në fillim të seancës se subjekti rivlerësimit i është nënshtruar hetimit
administrativ ex-officio, si dhe anëtarët e KPK deklaruan mos pasjen e konfliktit të interesit me
subjektin e rivlerësimit.
Sipas Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave i cili ka
dërguar një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar, dhe hetimit të thelluar të KPK , rezulton se subjekti
ka kryer deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka fshehje të të ardhurave dhe nuk është gjendur në
konflikt interesi.
KPK vlerëson se pas një analize financiare të thellë dhe të plotë, subjekti i rivlerësimit ka pasur
burime të mjaftueshme të ardhurash për të justifikuar pasurinë e deklaruar.
Sipas DSIK subjekti i rivlerësimit, ka plotësuar saktë dhe me vërtetësi formularin e deklarimit për
kontrollin e figurës, si dhe nuk ka informacione se subjekti ka kontakte të papërshtatshme me
personat e përfshirë në krimin e organizuar duke konfirmuar përshtatshmërinë për vazhdimin në
detyrë të subjektit të rivlerësimit.