img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Qershor 2019

KOMISIONERI PUBLIK DHE SUBJEKTI I RIVLERËSIMIT Z.EDMOND ISLAMAJ, GJYQTAR NË GJYKATËN E LARTË PARAQESIN KONKLUZIONET PËRFUNDIMTARE

Me çeljen e seancës dëgjimore, fjala iu kalua Komisionerit Publik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Z. Ballhysa theksoi se për pasurinë: kullotë 1000m2, në Kavajë, blerë në vitin 2015 në vlerën 137 mijë lekë, në bazë të ankimit të bërë ishte kërkuar verifikimi i dy elementëve, së pari: hetimi mbi historikun e transferimit të pronësisë nga shtet në privat dhe së dyti verifikimi i çmimit të zonës. Në lidhje me këto, KPA ka hetuar lidhur vetëm me kriterin e parë.
Një tjetër problematikë lidhej edhe me pasuritë e bashkëjetueses së Z. Islamaj, e cila zotëronte: Ap. banimi 141m2, dyqan 55m2 dhe garazh 16m2.
Sipas Komisionerit Publik, bashkëjetuesja S.T në vitin 2005 nuk ka deklaruar asnjë nga këto pasuri dhe se për herë të parë këto pasuri janë deklaruar ne deklaratën Vetting.
Në ankimin e bërë, Komisioneri Publik ka kërkuar hetimin mbi mundësitë financiare të S.T në lidhje më këto pasuri, dhe hetimi në ZRPP Durrës së kur janë regjistruar këto pasuri.
Sipas z. Ballhysa pretendimi i subjektit të rivlerësimit në seancën e datës 12.11.2018 se bashkëjetuesja e tij e ka bërë deklarimin në vitin 2006 nuk rezulton i saktë dhe se Z. Islamaj nuk ka provuar që të ardhurat e S.T të jenë të ligjshme.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu