6 DENONCIME TË DEPOZITUARA PËR PROKUROREN/DREJTUESEN E PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR KORÇË ZJ. DHORINA THEODHORI
Shorti për subjektin e rivlerësimit Znj. Dhorina Sollaku prokurore/drejtuese në Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor, Korçë ishte hedhur më 15.03.2019.
Subjektit i ishin lënë 6 ditë kohë për t`u njohur me
dosjen dhe në datën 16.04.2016 kishte dorëzuar parashtrime dhe prova në lidhje me hetimin e bërë
ndaj saj.
Në lidhje me pasurinë relatorja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) referoi se lidhur me
apartamentin e banimit me sipërfaqe 67m2, 1/6 pjesa takuese, trashëgimi ligjore përfituar nga babai i
Znj. Theodori me anë të privatizimit në vitin 1993, subjekti ka deklaruar shtesë 12m2
në proces legalizimi, me burim të ardhurash nga babai. Sipas hetimit të KPK kjo shtesë nuk rezulton e deklaruar
ne Deklaratën Vetting të viteve 2009-2014.
Gjithashtu nga KPK u cilësua si shfrytëzim i burimeve njerëzore shlyerja e disa pagesave të një
kredie konsumatore në Raiffeisen Bank, nga persona të tjerë me iniciale A.K dhe K.L punonjës në
Prokurori, kredi e cila arrin në vlerën 1 milion lekë.
Në lidhje pastërtinë e figurës dhe aftësive profesione, nga raporti i DSIK konkludohet në përshtatshmëri për vazhdimin në detyrë të Znj. Theodhori. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me aftësitë profesionale ishte pozitiv për subjektin e rivlerësimit.