DREJTUESI I PROKURORISË SË LUSHNJËS, ÇLIRIM SHAHINI, NUK JUSTIFIKOI PASURINË, PROBLEME EDHE ME PASTËRTINË E FIGURËS
Kreu i Prokurorisë së Lushnjës, Z. Çlirim Shahini, është shkarkuar nga Komisioni i shkallës së parë të
vettingut (KPK), për shkak të problemeve me pasurinë dhe figurën.
Çlirim Shahini është përfshirë në
sistemin e Prokurorisë fillimisht si oficer i Policisë Gjyqësore.
Në vitin 2004 është emëruar prokuror
në Sarandë, ku ka mbajtur këtë detyrë deri në vitin 2016.
Nga ky viti është transferuar me rritje në
detyrë, nga ish-kryeprokurori, Z. Adriatik Llalla, duke i dhënë drejtimin e Prokurorisë së Lushnjes.