img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Qershor 2019

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT PRANON PJESËRISHT PROVAT E PARAQITURA NË SEANCË GJYQËSORE NGA GJYQTARI I TIRANËS DHE ISH KANDIDATI PËR NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR, Z. ASTRIT FAQOLLI

Z. Astrit Faqolli, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ish kandidat për anëtar në KLGJ është konfirmuar nga Komisioni i shkallës së parë të vettingut (KPK) me vendimin e datës 27/05/2018.
Ky vendim është ankimuar nga Komisioneri Publik. Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi në datën 7 mars 2019, seancën e parë gjyqësore publike për këtë çështje.
Kjo seancë u zhvillua përkatësisht 6 muaj pas hedhjes së shortit për caktimin e trupit gjykues.
Vëzhguesit e KShH-së monitoruan seancën e sotshme dëgjimore të zhvilluar në KPA.
Subjekti i rivlerësimit dhe mbrojtësi i tij ligjor u pyetën nga kryetarja e trupit gjykues nëse dispononin prova apo akte në lidhje më paqartësinë që ekziston për disbursimin e barnave nga mbyllja e famacisë së bashkëshortes së tij I.F në vitin 2003 dhe se dyti për dokumentacionin dhe kontratën e shitjes për automjetin Benz.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu