KPA SHTYN SËRISH SEANCËN E SUBJEKTIT ZNJ. ALMA BRATI, DALIN DENONCIME TË REJA!
Te premten, datë 12 prill u zhvillua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca gjyqësore e Znj. Alma
Brati, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kryetarja e trupit gjykues në çelje të seancës
ftoi subjektin e rivlerësimit për të paraqitur prapësimet dhe prova të tjera.
Znj. Alma Brati kërkoi ri llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve të analizës financiare të kryer
nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë KPA-së sepse ekzistojnë disa pasaktësi matematikore.
Përpos
kësaj argumentoi si më poshtë :
-Analiza në vitet 1999-2002 në lidhje me të ardhurat e babait të subjektit, nuk janë marrë në vlerën e
plotë të tyre.
-Analiza në vitet 2007,2008,2009 ku është llogaritur kostoja e jetesës, duhet të llogaritet për 3
persona sepse subjekti kishte statusin e ndarë nga ish-bashkëshorti, jo për 4 persona siç është
llogaritur.
- Në analizë nuk janë njohur të ardhurat nga pensioni ushqimor që paguante ish-bashkëshorti i
subjektit.