KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT VENDOSI SËRISH PËR SHTYRJEN E SEANCËS ME SUBJEKT TË RIVLERËSIMIT ZNJ. ALMA BRATI
Të hënën datë 25 Mars 2019, u zhvillua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca gjyqësore e Znj
Alma Brati, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kryetarja e trupit gjykues në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) në çelje të seancës referoi
vendimet e ndërmjetme të marra në seancën e kaluar.
Më pas, seanca vijoi me vënien në
dispozicion të 2 kopjeve të rezultateve të analizës financiare të kryer nga Njësia e Shërbimit Ligjor
pranë KPA-së, për palët (subjektin e rivlerësimit dhe për komisionerin publik).
Komisioneri Publik
pas marrjes së materialit kërkoi shpjegime nga trupi gjykues mbi metodologjinë e përdorur dhe
arritjen e rezultatit final të analizës.