ISH PROKURORJA ROVENA GASHI LARGOHET NGA SEANCA PUBLIKE BASHKË ME MOTRËN E SAJ KPA VIJOI GJYKIMIN NË MUNGESË TË SUBJEKTIT TE RIVLERËSIMIT
Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) zhvilloi sot më 6 maj, ora 10:00 seancën e radhës me Znj.
Rovena Gashi, ish prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.
Subjekti i rivlerësimit në seancë i paraqiti trupit gjykues në seancë, një kërkesë (e datës 3 maj 2019 ora 13.43)
të Znj. Ema Gashi drejtuar KLGJ nëpërmjet së cilës deklarohet dorëheqja e saj nga detyra si gjyqtare në
rrethin gjyqësor Durrës, si dhe dorëheqja dhe mbarimi i statusit të magjistratit në Republikën e Shqipërisë.
Kryesuesja e trupit pyeti subjektin, nëse kërkesa për dorëheqje ishte formuluar në bazën të nenit 65 par.3 të
ligjit 96/16.
Subjekti i rivlerësimit nuk dha shpjegime por kërkoi sërish që të përfaqësohej në këtë proces nga
motra e saj.
Ndërkohë, trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Znj. Ema Gashit e cila kërkoi të marrë fjalë për të
dhënë shpjegime lidhur me kërkesën për dorëheqje drejtuar KLGJ.