img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Qershor 2019

KANDIDATI PËR “KUSHTETUESE” DREJT KONFIRMIMIT REXHEP BEKTESHI, GJYQTAR NË GJYKATËN E DURRËSIT, VLERËSIM POZITIV NË TË TREJA KRITERET

Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me një karrierë 40-vjecare në sistemin e drejtësisë, është drejt konfirmimit në detyrë.
Bekteshi, njëherësh kandidat për në Gjykatën Kushtetuese rezultoi pa probleme në të treja kriteret e rivlerësimit, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që zgjati afro 45 minuta.
Sa i përket pasurisë, në raportin e hartuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, rezultonte se subjekti kishte kryer deklarim të saktë, kishte burime financiare të ligjshme, nuk kishte fshehur pasurinë dhe nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu