DREJTORIA E SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR DEKLASIFIKON PLOTËSISHT PASHK GJACIN, KRYETAR I GJYKATËS SË RRETHIT PËRMET
Gjatë monitorimit të seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK),
me subjektin e vettingut, Z. Pashk Gjaci, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet, u morën në analizë të
tre kriteret e rivlerësimit të përcaktuara në ligjin 84/2016.
Subjekti i rivlerësimit ishte i pranishëm
gjatë gjithë kohës në seancë dhe u mbrojt personalisht.
Drejtoria e sigurisë së informacionit të klasifikuar (DSIK) ka paraqitur pranë KPK-së raportin
lidhur me vlerësimin e figurës, në të cilin subjekti është deklasifikuar plotësisht.
Sipas raportit të
DSIK-së rezulton se për subjektin e rivlerësimit është regjistruar një procedim penal për veprën
penale shpërdorim detyre, për të cilin është vendosur pushimi i hetimeve në 2015.
Megjithatë, grupi
i punës i ngritur pranë DSIK, nga këndvështrimi i përgjithshëm për pastërtinë e figurës, konstatuar
papërshtatshmërinë e tij e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
Sipas relatores KPK i ka dhënë 20 ditë kohë subjektit për tu njohur me dosjen si dhe për të disponuar
një kopje të saj si dhe i është dhënë mundësia të paraqesë shpjegimet e tij dhe dokumentacionin
përkatës për të provuar të kundërtën.
Subjekti konfirmoi se ishte njohur me të gjitha materialet e
dosjes dhe ka tërhequr një kopje si dhe ka paraqitur shpjegime dhe kërkesë për pranimin e provave
shkresore dhe thirrjen e tre dëshmitarëve.