img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 2019

KRYETARI I GJYKATËS SË APELIT SHKODËR PËRBALLET ME KPK PËR MOSPAGIM TATIMESH DHE PËR DENONCIMET E QYTETARËVE

Me datë 06.05.2019, ora 10:00, u çel seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Fuat Vjerdha me detyrë Gjyqtar/Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.
Trupi gjykues, informon se subjekti rivlerësimit i është nënshtruar hetimit administrativ për të tri kriteret e rivlerësimit.
Sipas Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), subjekti i rivlerësimit ka burime të ligjshme; ka kryer deklarim të saktë; nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk është në situatën e konfliktit të interesave.
Por pavarësisht nga konstatimet e ILDKPKI-së, KPK deklaron se pas një analize financiare të thellë dhe të plotë, subjekti i rivlerësimit ka pasur burime të mjaftueshme të ardhurash për të justifikuar pasurinë e deklaruar, por konstatoi probleme në lidhje me pasuritë e paluajtshme të cilat ishin përfituar nëpërmjet trashëgimisë nga nëna. Subjekti i rivlerësimit, nuk kishte paguar tatimet në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, në lidhje me një objekt njësi tregtare i lëshuar me qira nga ana e subjektit, pavarësisht se kjo Drejtori, nëpërmjet një vërtetimi me shkrim informon se subjekti nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu