img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Mars 2019

Monitorimi i seancave dëgjimore për Znj. Antoneta Sevdari Gjetjet kryesore të monitorimit të procesit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Në datën 28 Shkurt 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e ligjit të vettingut, Znj. Antoneta Sevdari, Prokurore e Tiranës dhe Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Më herët, Znj. Sevdari ishte konfirmuar nga institucioni i shkallës së parë së vettingut, përkatësisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).
Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit monitoruan seancat dëgjimore të zhvilluara në KPA për këtë subjekt.
Në seancën dëgjimorë të datës 18 Shkurt 2019, relatori i çështjes i drejtoi disa pyetje Znj. Sevdari se përse shumën prej 12 mije Euro që buronte nga puna e bashkëshortit në kompaninë ""Gsat"", nuk e kishte deklaruar në deklaratën e saj të pasurisë të vitit 2004 pranë ILDKPKI-së?
Subjekti u përgjigj se duke qenë se ishte deklarimi i parë, nuk kishte pasur shumë informacion se si duhej plotësuar ai.
Ajo shtoi se ka paraqitur në KPK viza të bashkëshortit për vitin 2013 për në Arabinë Saudite, ku ai ka qenë për një kohë të gjatë.
Pyetjes së relatorit nëse subjekti kishte marrë informacion nga kompania ""Geosat Grup"", se si i ka paguar sigurimet për vitin 2003 dhe tatimet, Subjekti u përgjigj se kompania nuk ka paraqitur asnjë dokument, pasi nga vitit 2003 kanë kaluar shumë vite, dhe ajo ka pasur detyrimin e arkivimit vetëm për 5 vite.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu