img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 25 Shkurt 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 25.02.2019

Gjatë seancës që zgjati për 4 orë (me një ndërprerje 10 minutëshe për shkak të problemeve me foninë), nuk munguan debatet. Nga ana e trupit gjykues, gjatë seancës dëgjimore u respektua parimi i procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve. Përkundër pretendimit të përfaqësuesve ligjore, se nuk ishin pajisur me dosjen e plotë të hetimit dhe rezultateve nga KPK-ja, rezultoi se kishin marrë dijeni nga komisioni për përfundimin e procesit.
Por subjekti nuk e kishte ushtruar të drejtën, duke dërguar një listë me 14 kërkesa në KPK. Trupi gjykues theksoi se çdo subjekt pasi vihet në dijeni për përfundimin e hetimit, brenda 10 ditëve, paraqitet pranë ambienteve të KPK-se, ku kërkon të njihet apo të marrë kopje të dosjes dhe se kjo e fundit nuk dërgohet me postë elektronike.
Edhe pse përfaqësuesit ligjorë, nuk paraqitën dokumente të reja, përveç atyre që ishin depozituar më parë pranë KPK-së, trupi gjykues u dha mundësinë që për afro dy orë të paraqesin kundërshtimet dhe konkluzionet përfundimtare. Ndër të tjera, ata pretenduan se po gjykohet me standarde të dyfishta në KPK.
Trupi gjykues ka vepruar konform procedurave ligjore të përcaktuara dhe rregullave të etikës.
Ne lidhje me parimin e publicitetit të gjykimit, rezulton se është respektuar. Të dhënat për trupin gjykues, po ashtu data, vendi dhe ora e zhvillimit të seancës dëgjimore u njoftuan paraprakisht, në faqen zyrtare të KPK-së.
Ambienti ku zhvillohet seanca ishte i aksesueshëm dhe lehtësisht i gjindshëm. Seanca ishte e hapur për këdo të interesuar, pasi shënonte gjeneralitetet në hyrje të sallës.
Mediat kishin hapësirën e nevojshme, për ndjekjen e seancës. Bazuar në rregulloren e KPK-së, kamerat u lejuan të xhironin vetëm gjatë hapjes së seancës, ndërsa më pas ajo mund të ndiqej vetëm nga gazetarët, që u lejuan të komunikonin përmes sms-ve me redaksitë.
Në përfundim avokatët mbrojtës kërkuan të ri shihet gjithë vlerësimi financiar, duke pretenduar se ka pasaktësi dhe është i padrejtë.
Ish kreu i Gjykatës së Apelit të Durrësit, është nën hetim nga viti 2015, pasi akuzohet se së bashku me dy gjyqtare të tjerë, kanë përfituar një udhëtim falas për të parë ndeshjen e futbollit mes ekipeve, Barcelona dhe Real Madrid.
Ndërsa një vit më parë, u pezullua edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu