img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 18 Shkurt 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 18.02.2019

Seanca e rivlerësimit për subjektin Dritan Peka, zgjati për një orë e 48 minuta. Realizimi i saj rezultoi në përmbushje të kushteve për një proces të rregullt ligjor.
Subjektit të rivlerësimit i është dhënë akses tek dokumentet gjyqësore dhe parashtresat me shkrim të dokumenteve. Ai ishte njoftuar me datën 4 shkurt 2019 nga KPK per përfundimin e hetimit dhe i ishte vene ne dispozicion dosja me dokumentet përkatëse. Subjekti konfirmoi që ishte njohur me raportet e hetimit dhe kishte paraqitur pretendimet e tij, duke kundërshtuar gjetjet për kriterin pasuror dhe atë profesional.
Nga trupi gjykues nuk është vepruar në kundërshtim me rregullat e etikës. Subjekti nuk është trajtuar në mënyrë paragjykuese nga trupi gjykues.
Megjithatë një nga pyetjet e relatorit Hamitaj, nëse subjekti kishte konstatuar prezencën fizikisht të specialistit A.M, gjatë periudhës, për të cilën pretendohej nga kancelarja mungesa e tij, u cilësua e pavend nga ana e avokatit mbrojtës. Nga vëzhguesja ndërkombëtare nuk pati pyetje apo komente.
U respektua parimi i konfidencialitetit në komunikimin mes subjektit dhe avokatit. Sa i përket parimit te publicitetit të gjykimit, rezulton se është respektuar.
Data, vendi, dhe ora e zhvillimit të seancës dëgjimore u njoftuan paraprakisht, në faqen zyrtare të KPK-së. Seanca ishte e hapur për këdo të interesuar, pasi shënonte gjeneralitetet në hyrje të sallës.
Mediat kishin hapësirën e nevojshme, për ndjekjen e seancës.
Bazuar në rregulloren e KPK-së, kamerat u lejuan të xhironin vetëm gjatë hapjes së seancës, ndërsa më pas ajo mund të ndiqej vetëm nga gazetarët, që u lejuan të komunikonin përmes sms-ve me redaksitë.
Ne përfundim të hetimeve lidhur me subjektin Peka, KPK konstatoi probleme në kriterin pasuror dhe atë profesional.
Nga ana e tij subjekti i rivlerësimit, me një karriere profesionale 22 vjeçare, kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi konfirmimin në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu