img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 10 Janar 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 10.01.2019

Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave proceduriale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentat e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje me K.Pr. A. i janë dhënë disa ditë kohë për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ. i rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit. Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme ( 47 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë dhënien e vendimit me 4 ditë. Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit plotëson kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45- 47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Megjithatë, Komisioni vazhdon të mos referoj në formë transparente aktet provuese te hetimit të pavarur administrativ që ka administruar për të nxjerrë konkluzionet e kalimit të barrës së provës subjektit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu