Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 22.01.2019
Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e
rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i të drejtave proceduriale si: është njoftuar për
procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentet e dosjes
dhe të drejtat e saj në përputhje me K.Pr. A. I janë dhënë disa ditë kohë (19 ditë) për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura
rezultatet e hetimit administrativ. I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha
mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit.
Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme (2 orë), duke marrë parasysh që kohën më të
madhe e morën parashtrimet e prapësimeve nga subjekti i rivlerësimit.
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë dhënien e
vendimit me 7 ditë, për shkak të numrit të madh të dokumenteve të subjektit, dhe mungesës së përfaqësuesit të ONM (në aspektin procedurial, kjo është ndër të
paktat raste që komisioni arsyeton shkakun e shtyrjes së seancës).
Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit plotëson kriteret që referon ligji nr.
84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës
të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Megjithatë, Komisioni vazhdon të mos referoj në formë
transparente aktet provuese te hetimit të pavarur adminsitrativ që ka administruar për të nxjerrë konkluzionet e kalimit të barrës së provës subjektit të rivlerësimit.