Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 09.01.2019
Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësuar, kryetar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Kurbin, zgjati rreth 1 orë, duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë.
Pati kontestime, pyetje nga
përfaqësuesi i ONM-së, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit dhe mbrojtësi i tij ligjor.
Përfaqësuesi i ONM me pyetjet e drejtuara subjektit të rivlerësimit, tregoi dyshime mbi aftësitë
profesionale të tij. Pyetjet ishin të natyrës teorike.
Në citimin e kazusit lidhur me veprën penalë të vrasjes me dashje dhe me paramendim, subjekti i rivlerësuar dha disa herë përgjigje të tej
zgjatur, duke hasur këmbënguljen e përfaqësuesit të ONM-së për një përgjigje konkrete.
Gjatë shqyrtimit të seancës dëgjimore u trajtuan dy kriteret e gjykimit të procesit të rivlerësimit
(Vlerësimi i pasurisë dhe aftësive profesionale).
Subjekti i rivlerësuar pohoi se ishte njohur dhe kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes dhe i ishte kaluar barra e provës.
Relatuesi i trupës
së gjykimit në fjalën e tij citoi faktin se ndaj subjektit ishin drejtuar disa ankesa, por pa përmendur numrin e tyre dhe natyrën. Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës,
profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre.
Subjekti i rivlerësuar kishte zgjedhur të përfaqësohej me avokat mbrojtës.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione
të ndryshme gjatë seancës.
Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantonte respektimin e plotë të standardeve të një seance publike