img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 09 Janar 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 09.01.2018

Lidhur me parimin e publicitetit të gjykimit Konstatohet, veçanërisht lidhur me kriterin e pasurisë, se gjatë seancës dëgjimore trupi gjykues bëri një përshkrim jo të plotë të rrethanave, fakteve, dhe gjetjeve të KPK, si dhe provave dhe kundërargumenteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.
Kështu, në lidhje me pasurinë nr.1 nuk doli e qartë në seancë se sa ishte shuma e kësaj depozite rrjedhëse, dhe as analiza financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve që solli përfundimin e justifikimit me të ardhura të ligjshme.
Edhe për pasurinë nr. 2 nuk doli e qartë vlera e apartamentit dhe analiza financiare përkatëse.
Po kështu, në lidhje me pasuritë nr. 3 dhe nr. 4 nuk u përmendën të ardhurat konkrete dhe analizat financiare përkatëse.
Edhe në lidhje me shpenzimet per doktoraturën në Itali nuk doli i qartë totali i tyre, dhe se si ishin justifikuar ato me burime të ligjshme.
Gjithashtu u vu re se në momentin kur fjala i kaloi subjektit të rivlerësimit atij iu sugjerua të “mos kalonte në përsëritje” pasi trupa i kishte marrë tashmë argumentet dhe provat e tij me shkrim.
Kjo praktikë vjen në kundërshtim me parimin e publicitetit të seancës, i cili nënkupton paraqitjen e të githa rrethanave, provave dhe argumenteve të lidhura me objektin e procesit, të të dyja palëve, publikisht dhe verbalisht.
Në këtë mënyrë realizohet edhe qëllimi i kësaj garancie proceduriale që është ta bëjë të dukshme për publikun administrimin e drejtësisë, për të garantuar një gjykim të drejtë (Malhous k. Republikës Cekezech [GC], §§ 55-56).
Lidhur me parimin e proporcionalitetit dhe standardeve të njëjta Lidhur me pasurinë nr. 5 KPK vendosi një nivel të ulët të provueshmërisë, bazuar vetëm në deklarimin e subjektit, pa kërkuar apo iu referuar në seancë dokumenteve që e provonin këtë fakt dhe ligjshmërinë e të ardhurave të motrës së subjektit në Itali.
Koment i përgjithshëm
Gjatë fjalës së saj relatorja e çështjes lexoi me shpejtësi rrethanat e çështjes dhe rezultatet e hetimit te KPK, duke e bërë të vështirë ndjekjen, të kuptuarit e fakteve dhe rrethanave, por edhe regjistrimin e tyre për t’ia përcjellë më pas publikut.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu