img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 18 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 18.12.2018

Vihet re një vlerësim objektiv, i plotë, dhe proaktiv nga ana e KPK, bazuar në procedurat ligjore. Në lidhje me publicitetin e gjykimit.
-Gjatë seancës dëgjimore kryesesi i trupës gjykuese i kërkoi avokatit mbrojtës të fokusohej vetëm tek pikat kyçe dhe provat e reja, ndërkohë që publiku nuk është i njohur me argumentet e mbrojtjes se subjektit.
Kjo cënon parimin publicitetit të seancës që duhet të diskutojë në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat dhe argumentet lidhur me çështjen, për t'i dhënë mundësi publikut të vlerësojë mënyrën se si KPK e administron procesin në fjalë.
-Gjatë seancës dëgjimore nuk doli e qartë se cilat ishin veprat penale në të cilat ishin të përfshirë personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit, përveç nenit 278 për armëmbajtje pa leje.
-Gjithashtu në lidhje me 3 denoncimet e publikut nuk doli e qartë se çfarë përmbanin ato dhe pse ishin konsideruar pa vlerë për këtë proces.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu