Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 18.12.2018
Lidhur me parimin e publicitetit të seancës mbi hetimin e KPK
Nga një analizë e thjeshtëzuar financiare në bazë të informacionit të marrë gjatë seancës gjyqësore rezulton si më poshtë.
• Apartament 126 m2 në Rr. “X. Y” Tiranë,
Lidhur me këtë pasuri, KPK ka konkluduar pas pagesës së këstit të dytë që rezulton të jetë në shumën 26 mijë Euro (67 mijë Euro -41 mijë Euro), dhe shpenzimeve për punimet shtesë prej 3 mijë Euro , diferenca e mbetur ka qenë 500,000 Lekë
ndërkohë që kjo diferencë rezulton të jetë 2,000 Euro.
Nuk doli qartë pra llogaritja e kryer nga KPK.
• Makinë tip “Toyota”
Lidhur me blerjen e kësaj pasurie në vitin 2014, siç shihet edhe në tabelën e mësipërme, bilanci rezulton negativ, ashtu siç e ka konstatuar edhe KPK.
Ndërkohë që nuk doli aspak e qartë gjatë seancës se si subjekti kishte provuar të kundërtën dhe
mbi bazën e cilave të ardhura të dokumentuara ai kishte provuar burimet e ligjshme financiare për blerjen e saj.
• Shpenzimet për shkollimin e të bijës në Gjermani.
Lidhur me këto shpenzime rezulton përsëri një bilanc negativ në bazë të informacioneve të marra në seancë.
Përveç kësaj, nuk doli e qartë se në cilën periudhë kohore u ngurtësuan 8600 eurot dhe cili ishte burimi i tyre i ligjshëm, në raport me
kohën e marrjes se kredisë konsumatorë dhe realizimit të të ardhurave nga e bija në punësimin e saj në Gjermani.
Përsëri nuk doli e qartë llogaritja e kryer nga KPK, veçanërisht të ardhurat nga pagat dhe kursimet e realizuara ndër vite pas
shpenzimeve jetike.