Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 18.12.2018
Parimi i publicitetit të gjykimit
Gjatë diskutimit në seancën dëgjimore nuk doli e qartë se cili ishte konkluzioni përfundimtar i relatorit, lidhur me kriterin e aftësive profesionale, siç parashikon neni 44 i ligjit 84/2016, i cili parashikon se
në bazë të raportit të inspektorëve, dhe informacione të tjera del me relacion të vlerësimit ku propozon se subjekti është përkatësisht “i aftë”, “me mangësi”, apo "i papërshtatshëm” dhe nëse provat e
grumbulluara gjatë hetimit të KPK kishin arritur nivelin e provueshmërisë sipas nenit 52 të këtij ligji.
Gjithashtu nuk doli e qartë se si i
kishte vlerësuar KPK ankesat e ardhura nga publiku dhe nëse i kishte pranuar ato si provë sipas nenit 49 pika 1 shkronja "b" të ligjit 84/2016.