img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 12 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 12.12.2018

Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Elementet procedural të procesit gjyqësor, referuar nenit 65 të ligjit nr. 84/2016, janë respektuar.
Kryetari i trupit gjykues parashtron procedurën e seancës dëgjimore. i jepet e drejta procedurale subjektit të rivlerësimit për të kundërshtuar pretendimet e Komisionerëve Publik.
Njoftohet dhe pranohet në seancë, se ka marrë dijeni lidhur me vendimin dhe shkaqet e ankimit. i rezervohet e drejta e pyetjes vëzhguesit ndërkombëtar dhe trupës gjykuese.
Në përfundim të seancës gjyqësore, trupi gjykues mori vendim të ndërmjetëm, ku mori ne shqyrtim vleftësimin e provave te paraqitura nga pala (subjekti, pasi komisioneri nuk paraqet prova por vetëm kërkon), duke vendosur mospranimin e tyre.
Është ne kompetence te trupës gjykuese te cilësoj provat si te nevojshme ose jo, duke pare rendësin apo vërtetësinë e tyre, dhe vendos sipas bindjes se brendshme.
Ligji nuk e detyron gjyqtarin te shprehet me vendim te motivuar për çdo vendim te ndërmjetëm , por i ngarkon përgjegjësinë të arsyetoj vendimin e ndërmjetëm në vendimin përfundimtar.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu