Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 14.12.2018
Parimi i publicitetit të gjykimit
Data, vendi, dhe ora i zhvillimit të seancës dëgjimore u njoftua publikisht në faqen zyrtare të internetit të KPK.
Në drejtim të respektimit të parimit të publicitetit të seancës vërehet një zhvillim pozitiv pasi
seanca u zhvillua në sallën e Pallatit të Koncerteve, e cila ofron një kubature të përshtatshme dhe të mjaftueshme për pjesëmarrjen e publikut që dëshiron të ndjekë seancat.
Aksesi në mjediset e zhvillimit të seancës dëgjimore
Lidhur me aksesin fizik në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore, vërehet mungesë e shenjëzimit të dukshëm dhe të përshtatshëm për orientimin e publikut dhe medias.
Pas disa vështirësive për të aksesuar
sallën, vëzhguesi u pyet se kë përfaqësonte dhe të nënshkruante një listë-prezencë në hyrjen e saj.
Parimi i proporcionalitetit
Neni 52 i Ligjit 84/2016 pika 1 parashikon se “ Komisioni dhe Kolegji i Apelimit në shqyrtimin e çështje udhëhiqen nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit”.
Në lidhje me peshën e deklaratave periodike vihet re se në këtë rast KPK i jep atyre një vlerë përcaktuese për vërtetësinë e deklarimeve të subjektit gjatë hetimit të tij.
Kështu, Komisioni ka konkluduar se “e
vetmja mënyrë për të provuar realizimin e kursimeve është përfshirja e tyre në deklaratat periodike të pasurisë ose dokumente bankare”.
Vihet re që në raste të tjera, ligji është interpretuar se mjafton
deklarimi i subjektit deklarimi i subjektit e shoqëruar me ligjshmërinë e të ardhurave të personave të lidhur për ta konsideruar të ardhurën si të ligjshme dhe për të përmbysur prezumimin e paligjshmërisë së
saj.
Një zbatim i ndryshëm i standardeve të provueshmërisë së përftimit të pasurive nga personat e lidhur krijon pabarazi dhe mungesë standardi të njëjtë në zbatimin e ligjit.
Kjo vlen edhe për qëndrimin e KPK lidhur me pagesën e këstit të 3 dhe të 4 të apartamentit 141 m2 pasi kjo është vërtetuar nga kontrata e shitjes dhe regjistrimi e pasurisë në ZRRP pra nuk është e qartë dhe
duket jo objektive që KPK e konsideron kryerje e kësaj pagesë të paprovuar për shkak se mungojnë mandat pagesat përkatëse.