img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 23 Nentor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 23.11.2018

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z.Luan Dervishin gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Shkodër u paraqit e rregullt në tërësi, duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Gjatë gjykimit të seancës dëgjimore u trajtuan të tre kriteret e procesit të rivlerësimit. Subjekti pohoi se ishte njohur me dosjen dhe i ishte kaluar barra e provës, të cilën e kishte shfrytëzuar. Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit. Subjekti i rivlerësimit kishte zgjedhur të përfaqësohej nga një mbrojtës ligjor.
Gjatë zhvillimit të seancë dëgjimore u konstatua një numër I konsiderueshëm ankesash në drejtim të subjektit, për të cilat relatori I cështjes tregoi vetëm natyrësn e tyre duke mos perfshirë detaje lidhur me to.
Denoncimet kishin karakter korruptiv, lidhje me krimin e organizuar dhe përfshirje ne veprimtari të kundrligjshme.
Mbrojtesi ligjor në fjalën e tij kërkoi të bëheshin të ditur nga ana e trupes gjykues identitet e personave me të cilët subjekti I rivlerësimit kishte pasur kontakte të papërshtatshmë. Kjo kërkesë nuk gjeti mbështetjen e trupit gjykues.
Në seancën dëgjimore u lejuan të ishin pjesëmarrës, përfaqësues të mediave,të shoqërive civile, familjarë të subjektit te rivlerësimit si dhe kushdo qe ishte i interesuar.
Përmasat e sallës ovale në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantonte respektimin e plotë të standardeve të një seance publike.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu