Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 23.11.2018
Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z.Besnik Cani, prokuror pranë Prokurorisë së Elbasanit, u paraqit e rregullt, duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Pati kontestime, pyetje nga anëtarët e trupës gjykuese, përfaqësuesja e ONM, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit. Gjatë shqyrtimit të seancës dëgjimore u trajtuan tre kriteret e gjykimit
të procesit të rivlerësimit. z.Cani pohoi se ishte njohur dhe kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes.
Gjate zhvillimit të seancës dëgjimore dhe me provat e paraqitura, subjekti ska mundur
të provojë në mënyrë të dokumentuar krijimin e disa pasurive, pasi sipas tij janë krijuar në një periudhe kur informaliteti ka qënë I lartë. Subjektit të rivlerësimit I është kaluar barra e provës
dhe trupi gjykues pohoi që ishin marrë në shqyrtim provat e sjella .
Subjektit gjatë zhvillimit të seancës iu desh të përballej me pyetje nga trupi gjykues dhe përfaqësuesja e ONM kryesisht
lidhur me kriterin e pasurisë.
Ndaj tij ishin adresuar disa ankesa, të cilat relatorja e cështjes I trajtoi në mënyrë të detajuar.
Dënoncimet ishin me natyrë korruptive dhe shperdorim detyre.
Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre. Subjekti i rivlerësimit kishte zgjedhur të mos kishte mbrojtës por
nuk u konstatua cënimi i së drejtës për mbrojtje efektive nga ana e trupit gjykues si dhe nuk pati pretendime nga ana e subjektit.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione të
ndryshme gjatë seancës.
Në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore u lejuan media, gazetarë, qytetarë të rastësishëm, përfaqësues të organizatave të shoqërive civile, familjarë të subjektit te
rivlerësimit si dhe kushdo qe ishte i interesuar.
Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati I Kongreseve) garantonte respektimin e plotë të standarteve të një seance publike