Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 22.11.2018
Aksesi I pjesëmarrjes është respektuar.
Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Pas celjes së seancës dëgjimore, referuar nenit 55 të ligjit "Për rivlerësimin
kalimtar", prezantohet trupa gjykuese, i jepet mundësia subjektit të rivlerësimit të referoj publikisht gjeneralitetet dhe funksionin përkatës për identifikim dhe prezantohet nga kryesusja e trupit
gjykues nje parashtrim i shkurtër i procedurës së seancës dëgjimore.
Deklarohen nga relatori i ceshtjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave të tij proceduriale si: është njoftuar për
procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentat e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje me
K.Pr. A. I janë dhënë disa ditë kohë për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ më 2 nëntor.
Më 19 nëntor subjekti paraqiti
qëndrimin e saj me shkrim. I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore
subjektit të rivlerësimit.Kohëzgjatja e seancës degjimore është e arsyeshme ( 1 orë 32 minuta), duke marrë parasysh se kohën më të madhe e morën parashtrimet përfundimtare të subjektit të
rivlerësimit.
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë seancën për 4 ditë. Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivleresimit z. Enton Dhimitri, plotëson kriteret
që referon ligji nr 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të
rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Lidhur me administrimin e provave, Komisioni nuk duhet të marre atributet e gjykatës duke u shprehur se:
citoj"duket se, me sjelljet dhe qëndrimet e marra për këto vepra dhe akuza, Subjekti nuk ka respektuar të drejtat e viktimave". Gjithashtu, në aspektin ligjor, qëndrimi iKomisionit lidhur me vlerësimin
e aftësisë, se prokuroret e përgjithsëm nuk duhet të dalin me qëndrime të kundërta me ata të prokurorive me të ulta, është procedurialisht i gabuar.