Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 13.11.2018
Seanca dëgjimore u prezantua e rregullt, ndjekur nga disponueshmëria e stafit koordinues të Komisionit dhe etika profesionale dhe e sjelljes së trupës gjykuese.
Konstatohet se subjektit të rivlerësimi i janë
garantuar të drejtat proceduriale si më poshtë: është njoftuar për fillimin e procedurës së rivlerësimit dhe për përbërjen e trupës gjykuese, për të cilën ka deklaruar se nuk ka konflikt interesi; i janë dhënë
10 ditë kohë për tu njohur me dosjen, për të disponuar kopje të saj, dhe për të paraqitur shpjegime, prova e komente.
I rezervohet e drejta e mos përgjigjes dhe depozitimit të pretendimeve përfundimtare.
Aksesi I pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera publike të interesuara, Avokati i popullit dhe mediat lokale nuk është cënuar. Seanca dëgjimore shtyhet për ditën e pasnesërme, me
qëllim shpalljen e vendimit.