Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: Nëntor 2018
Me hedhjen e shortit, subjekti I rivlerësimit është njohur me përbërjen e trupës gjykuese të KPK. Subjekti është shprehur se nuk ka konflikt interesi me trupën gjykuese.
Subjektit i janë garantuar të drejtat e parashikuara në nenin 47 të ligjit 84/2016, si edhe nenet 35-40 dhe neneve 45-47 të Kodit të Procedurave Administrative.
Subjekti është njoftuar lidhur me
dosjen dhe I është lënë 15 ditë kohë për tu njohur me të dhe për të marrë një kopje të saj.
Subjekti I rivlerësimit I ka ushtruar këto të drejta. Subjekti I rivlerësimit ka paraqitur dokumente
plotësuese, depozituar prova dhe ka kërkuar thirjen dhe pyetjen e dëshmitarëve.
KPK ka vendour të refuzojë pjesërisht kërkesën e subjektit si të pabazuar në prova dhe ligj bazuar në nenin
49(6) të ligjit 84/2016.
Subjekti është thirrur në përputhje me nenin 55 të ligjit 84/2016 në seancë dëgjimore për të dhënë parashtrimet e tij. subjektit ju dha e drejta të fliste vet si edhe të mbrohej me anë të një
avokati.
Subjektit të rivlerësimit ju la një kohë e arsyeshme për të paraqitur argumentet dhe për tu dëgjuar. Sjellja e organeve të vettingut dhe përfaqësuesit të OMN ishte etike.