Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 09.10.2018
Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimitu paraqit e rregullt në tërësi. Subjekti nuk pati kontestime dhe kundërshtime si dhe munguan
pyetje shtesë apo diskutime mbi proveshmërinë e fakteve/vlerësimeve të konstatuara nga hetimi I thelluar administrativ i KPK-së dhe OMNsë.
Trupi gjykues respektoi rregullat e etikës. Subjekti I rivlerësimit kishte zgjedhur të mos kishte mbrojtës ligjor, duke u paraqitur e vetme
gjatë seancës dëgjimore.
Në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore u lejuan media, gazetarë, qytetarë të rastësishëm, përfaqësues të
organizatave të shoqërive civile,familjarë të subjektit te rivlerësimit si dhe kushdo qe ishte i interesuar.