img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/08/07

Gjyqtari i Apelit Shkodër, Aleks Nikolli përballet me probleme të pasurisë

Në një seancë maratonë prej 8 orësh, gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli u përball të enjten me probleme të shumta të pasurisë, të cilat i kundërshtoi në parashtrimet e tij. Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Alks Nikolli përbëhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.
Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Në vitin 2019, Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.
Megjithatë, procesi i vetingut për të u mbyll vetëm me kriterin e pasurisë. Nikolli kërkoi dorëzimin e provave të reja dhe riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës. “Nuk ka pse seanca të zhvillohet vetëm më një kriter. Është jo vetëm paragjykim, por edhe nuk jepet e drejta të trajtohet gjithë kontributi im në aspektin profesional”, tha Nikolli.
Trupi gjykues i KPK u tërhoq dhe vendosi që të administrojë provat e paraqitura nga Nikolli, ndërsa për kërkesën për riçelje të hetimit për dy kriteret e tjerë, Bekteshi tha se do të vlerësohej pas seancës dëgjimore dhe para vendimit përfundimtar.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu