img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/08/08

Vettingu shkarkon Nikollin, gjyqtarin që lehtësoi dënimin e Dajtit, vrasës i katër policëve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin Aleks Nikolli. Komisioni vërejti se kishte pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Nikolli rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2. Komisioni ngriti gjithashtu dyshime për një kontratë huapërdorjeje reciproke mes gjyqtarit Aleks Nikolli dhe vëllait të tij L.Nikolli që jeton në Mbretërinë e Bashkuar prej më shumë se dy dekadash, lidhur me një apartament të këtij fundit në qytetin e Lezhës dhe shtëpisë së subjektit dhe tokës në fshatin Ishull-Lezhë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu