img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/27

Aida Veizaj pritet të emërohet drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën se për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit i është rekomanduar Këshilli të Lartë të Prokurorisë, KLP emërimi i kandidates Aida Veizaj, aktualisht zv/Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në njoftimin e SPAK thuhet se Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për këtë pozicion. “Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”, citohet në njoftim.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu