img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/09/08

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të martën hapjen e procedurës së aplikimit për pozicionin hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. Pas zgjedhjes dhe emërimit të drejtueses Aida Veizaj, SPAK nis procesin e rekrutimit të hetuesve që do t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas njoftimit, kandidatët duhet të kenë përvojë në luftën kundër korrupsionit ose krimit të organizuar, duhet të kenë arsim të lartë policor ose në fushat e drejtësisë dhe të kontabilitetit.
“Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proces sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm, të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK bëri me dije se kriteret për aplikantët janë aftësitë profesionale, etike dhe integriteti moral, të mos jenë shkarkuar asnjëherë nga detyra apo të mos kenë masë disiplinore në fuqi si dhe të jenë në kushtet e mungesës së konfliktit të interesit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu