KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Vojsava Osmanaj
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj kaloi me sukses sprovën e vetingut pasi u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Osmanaj u vlerësua nga trupa e KPK-së e përbërë nga nga Suela Zhegu kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo anëtare.
Pas shpalljes së vendimit nga KPK, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e uroi dhe i tha Osmanajt se i kishin bërë shumë përshtypje diskutimi dhe parashtrimet e saj në seancë dëgjimore.