Kim takon drejtuesit e SPAK-ut dhe BKH-së
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi të martën paradite drejtuesin e SPAK-un Arben Kraja dhe drejtuesen e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj.
Tema kryesore e takimit është nisja e punës për emërimin e 60 hetuesve të BKH-së, e cila prej disa ditësh ka tashmë drejtuesen e saj dhe pritet të nisë procesin për emërimin e hetuesve.
Aida Hajnaj, nis më 1 shtator detyrën. Ajo u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.