img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/09

Hapja e garës për hetuesit e BKH-së, SHBA ftesë për të aplikuar

Hapja e garës se Byrosë Kombëtare të Hetimit për përzgjedhjen e 60 hetuesve specialë, ka sjellë përshëndetjen dhe SHBA-së duke u shprehur se “Shqipëri meriton një drejtësi transparente dhe profesionale”.
SHBA njofton se këta hetues special do të kenë trajnime dhe specializime, ndërsa do të kalojnë mjaft teste për pastërtinë e figurës së tyre, pasi do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. SHBA fton të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet që të bëhen pjesë e aplikimeve dhe të ndihmojnë në krijimin e një sistemi drejtësisë etike.
“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë?
Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve’, shkruan ambasada e SHBA-së.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu