img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/08

SPAK hap garën për superhetuesit për në Byronë Kombëtare të Hetimit, kriteret për kandidatët

SPAK ka hapur zyrtarisht garën për pozicionet “hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e BKH-së shkruhet se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Njoftimi i plotë:
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dëshiron të rekrutojë kandidatë të përshtatshëm me integritet për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, objekt i Ligjit nr 95/2016.

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni :
Për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”(Ligji Nr.95/2016), si dhe do të dorëzojnë dokumentat e paraqitura më poshtë:
a) Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral;
b) Vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;
c) Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.
Kandidatët që plotësojnë e kriteret sipërcituara do t`iu nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu