img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/09/07

Nis sesioni i ri parlamentar, Kuvendi në seancë plenare, Ruçi: Më 1 janar Gjykata Kushtetuese të fillojë nga puna

Sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë ka mbledhur ditën e sotme deputetët, pas pushimeve verore. Në fjalën e tij, kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi, theksoi se “Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën”. Ai gjithashtu Sot ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. “Në hapje të këtij sesioni, dëshiroj të përshëndes marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në prezencën e Presidentit të ShBA Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë. Natyrisht, marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit nuk është gjithçka do të dëshironim ne, shqiptarët. Por, të paktën, për momentin, procesi është po aq i rëndësishëm sa edhe produktet e kësaj marrëveshjeje. Hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara është garanci e një procesi pa kthim prapa. Le të kontribuojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga tryeza e Presidentit amerikan, pa u zgjidhur përfundimisht njohja e Kosovës”, theksoi zoti Ruçi.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu