img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/09/15

Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë

Në një fjalë të mbushur me ironi dhe me mosbesim ndaj procesit të vetingut dhe trupës gjykuese gjyqtari i Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj, kërkoi ndër të tjera që për shpenzimet jetike, për të cilat nuk kishte dokumentacion, të konsideroheshin në “nivelin e minimumit jetik”.
Por në një replikë të ashpër në seksionin e pyetje përgjigjeve relatorja Genta Tafa (Bungo) iu përgjigj po me ironi pretendimeve të gjyqtarit se Komisioni bënte gabim në “vlerësimin me diskrecion të shpenzimeve”.
“Syzet, kollaren dhe kostumin e gjyqtarit, ku t’i përfshijmë në nivelin e varfërisë?! Po udhëtimet në Spanjë?!”, tha Tafa, e cila më herët ashtu si kryesuesja Suela Zhegu ishin sulmuar personalisht nga gjyqtari që pretendoi se ato nuk duhej të ishin pjesë e Komisionit.
Seanca dëgjimore e të martës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që zgjati rreth tre orë filloi me njoftimin se Hamitajt i ishte rrëzuar se një kërkesë e një dite më parë për përjashtim të trupës, që kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulëzim Hamitaj.
Seanca dëgjimore për Hamitajn ishte përcaktuar të hënën më 14 shkurt, por u shty pasi ky i fundit paraqiti rreth 20 kërkesa paraprake dhe pasi këto të fundit iu rrëzuan, kërkoi ndryshimin e trupës, gjë që kërkon vendimmarrje nga një trupë tjetër dhe që rrjedhimisht, shtyu seancën për 24 orë për më 15 shtator.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu