ONM kritika KPK: Dërgimi për inspektim i çështjeve, justifikim për mosshkarkimin e magjistrantëve
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kritikoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me rastet kur dërgon çështje për inspektim pranë Inspektori të Lartë të Drejtësisë.
Sipas një opinioni, ONM e konsideron këtë praktikë si një justifikim për të mos shkarkuar gjyqtarët e prokurorët “që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ.”
ONM argumentoi:
“Një interpretim i orientuar kushtetutshmërisht i këtij neni duhet të mbështetet në një proces korrekt ligjor, gjë që do ta ndalojë KPK-në në transferojë çështje “të organi disiplinor inspektues kompetent” kur çështjet kanë ose mund të kenë një ndikim thelbësor një procesin e rivlerësimit, kur këto çështje mund të përbëjnë bazë për një shkarkim nga detyra.”