img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/09/17

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti të enjten, e cila rezultoi me balancë negative për shkak të të ardhurave të bashkëshortit si përkthyes.
Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Priftin përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën u vu në dukje se gjyqtarja Prifti arriti të provojë punësimin e bashkëshortit për një sërë institucionesh vendase dhe të huaja si përkthyes, por nuk arriti të provojë pagesën e taksave.
Ndër të tjera, ai kishte kontrata shërbimi me projektin e Bashkimit Europian për Konsolidimin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius dhe Fondin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Drejtësisë IRZ (Internationale Rechtliche Zusammenarbeit), financuesi kryesor i Euralius.
Sipas Komisionit, nga analiza financiare rezultonte balancë negative në vlerën e 4 milionë lekë.
Gjyqtarja Fjoralba Prifti i kundërshtoi gjetjet e KPK duke argumentuar se të ardhurat e bashkëshortit ishin përfituar nga puna si përkthyes. Ajo theksoi se ndër të ardhurat e konsideruara të paligjshme prej Komisionit ishin edhe ato nga Euralius dhe IRZ.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu