img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/09/17

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Durrës, Tritan Hamitaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Durrës, Tritan Hamitaj. Ky i fundit nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit.
Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e gjyqtarit Hamitaj përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Komisioni e përfundoi hetimin e Hamitajt vetëm për kriterin e pasurisë dhe rrëzoi një duzinë me kërkesa, mes tyre një për rihapjen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë dhe një për përjashtim të trupit gjykues.
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball gjatë seancës dëgjimore me dyshimet e e ngritura nga Komisioni për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. KPK konstaton se Hamitaj kiste rezultuar me një balancë negative në vlerën -19 milionë lekë për periudhën 2003-2016.
Gjyqtari Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia e mbrojtjes efektive.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu