img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/20

Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për Luan Dacin

Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut për të pezulluar nga detyra gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.
Të shtunën, gjykata pranoi ankimimin e SPAK-ut për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i hequr Luan Dacit masën ‘pezullim nga ushtrimi i detyrës’.
Më 27 korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) e akuzoi Dacin zyrtarisht për fallsifikim dokumentash.
Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu