KPA pushon rivlerësimin për gjyqtaren Regleta Panajoti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pushuar rivlerësimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti.
Disa javë më parë gjyqtarja Panajoti dha dorëheqje nga posti, kërkesë e cila u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.