KPA vendos me 25 shtator për Donika Prelën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shpallë vendimin për prokuroren Donika Prela më 25 shtator.
Gjatë seancës së sotme Kolegji dëgjoi përfundimet e Komisionerit Publik, i cili kërkoi shkarkimin e Prelës për shkak se nuk justifikon pasurinë dhe është e paaftë.
Ndërkohë prokurorja Prela kërkoi konfirmimin në detyrë, pasi argumentoi se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe se ajo ishte e aftë.
Donika Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, në një nga vendimet më të debatueshme të KPK-së.