img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/17

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Hamitaj, nuk justifikon pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi, të enjten, nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës Tritan Hamitaj.
Vendimi për Hamitajn u mor nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Lulëzim Hamitaj.
Gjatë hetimit administrativ, KPK-ja gjeti probleme të shumta me pasurinë e gjyqtarit, mes të cilave deklarime të pasakta, dyshime për kontrata fiktive huadhënie, kontrata fiktive blerje pasurie, dyshime për pasuri të fshehura në emrin e babait.
Sipas analizës financiare, Hamitaj kishte 19 milion lekë pasuri që nuk mund t’i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash.
Gjyqtari Hamitaj kundështoi gjetjet e komisionit dhe replikoi ashpër me anëtarët e trupës gjykuese. Sipas tij, procesi i vetingut nuk është i rregullt, mënyra se si llogariten shpenzimet dhe të ardhurat është problematike dhe se gjatë gjithë procesit, ai nuk ka pasur mundësi për tu mbrojtur.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu