img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/16

KED refuzon të shqyrtojë kërkesën e Dvoranit për t’u rikthyer

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Ardian Dvoranit për të vazhduar detyrën si anëtar i saj. KED argumentoi se shqyrtimi i kërkesës nuk është kompetencë e saj të vendosë mbi këtë kërkesë.
“Nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”, shkruan KED në njoftimin për shtyp.
Gjyqtari Ardian Dvorani i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vazhdojë detyrën si anëtar i saj.
Në një letër dërguar KED, Dvorani argumentoi se lëvizjet nga njëri pozicion në tjetrin nuk cenojnë të drejtën për të përfunduar mandatin si anëtar i KED.
Dvorani shtoi se e konsideron të ligjshme vazhdimin e detyrës pranë KED dhe pas transferimit të tij në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu