img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/16

KED kualifikon vetëm 1 kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e gjyqatrit Altin Binaj për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendimin e shpallur vakant nga Presidenti Meta. Vendimi u morr pas mbledhjes së 16 shtatorit.
KED njoftoi për median se ka ndaluar kandidimin e Artan Spahiut, dhe Dedë Kasnecit për vendin e shpallur vakantë nga Presidenti Meta.
Kandidatët u përjashtuan nga gara sepse nuk plotësonin një ose disa kushte të parashikuara në Kushtetutë. Ata kanë të drejtë të apelojnë vendimin e KED-së në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë pas publikimit nga KED.
Ndërsa, kandidati Gentian Meta u tërhoq nga gara.
KED ka lajmëruar Kuvendin dhe zyrën e Presidentit për rihapjen e thirrjes për kandidatë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu